Zhegrova e do një klub më të madh

  • 13 June 2024 - 13:46
Zhegrova e do një klub më të madh

Edon Zhegrova pati një sezon për t’u mbajtur mend me fanellën e Lille.Ai ishte prej lojtarëve më të dalluar, duke e ndihmuar skuadrën të sigurojë vendin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova sot Online".

E vet Zhegrova ka shprehur dëshirën për t’u larguar te një klub më i madh.

Megjithatë, Lille e ka “bllokuar” yllin kosovar.

Presidenti i klubit francez u shpreh se vetëm lojtarët Leny Yoro dhe Jonathan David mund të shiten, duke ia bllokuar çdo derë Zhegrovës. Për shërbimet e kosovarit pati interesim nga shumë klube evropiane, përfshirë Juventusin.

(Kosova Sot Online )