Pse Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme?

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 21:40
Pse Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme?

Ylli i kombëtares franceze, Kylian Mbappe nuk është paraqitur gjatë stërvitjes të ditës së sotme.

Shkaktar për mungesën e tij është një grip, i cili është përhapur në kampin francez.

Lojtari më i ri i Real Madridit, Mbappe, së bashku me Kingsley Coman ishin mungesat e sotme në stërvitjen e kombëtares franceze në Paderborn.

Këto mungesa vijnë në një moment kritik, kur Franca po zhvillon përgatitjet për ndeshjen hapëse të saj në “EURO 2024” më 17 qershor ndaj Austrisë.

Që nga mbërritja e Francës në kampin e saj stërvitor të mërkurën, disa lojtarë kanë shprehur simptomat e parë të këtij virusi, derisa Coman u izolua në dhomën e tij gjatë gjithë ditës së sotme.

I prekur nga ky virus ishte edhe Ousmane Dembele, por ai ka bërë të ditur se tashmë është më mirë.

Pavarësisht këtyre problemeve me virus, Didier Deschamps është treguar optimist për ndeshjen e parë të kombëtares franceze.

Në fazën e grupeve, Franca do të përballet me Austrinë, Poloninë dhe Holandën.

(Kosova Sot Online)