
Pioli ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare

Stefano Pioli ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare si trajneri i ri i Al Ittihad.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Skuadra saudite, Al Ittihad është gati për një epokë të re ambicioze dhe këtë po besojnë se do ta arrijnë me ish-trajnerin kampion të Serie A.
Sheikët e Al Ittihad besojnë se Pioli është zgjidhja perfekte për projektin e ri.
(Kosova Sot Online)