Deçiqi ndalet në rundin e parë kualifikues të Championsit

  • E.k /
  • 17 July 2024 - 08:51
Deçiqi ndalet në rundin e parë kualifikues të Championsit

Skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiqi është ndalur në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Deçiqi i Tuzit që sivjet për herë të parë u shpall kampion në Mal të Zi, barazoi të martën me rezultatin 1:1 kundër skuadrës uellsiane TNS.

Ndeshja u zhvillua në Podgoricë.

Ekipi nga Uellsi kaloi në rundin e dytë të Championsit falë fitores javën e kaluar në shtëpi me rezultatin 3:0.

Skuadra shqiptare e Malit të Zi do ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Konferencës, përkatësisht në rundin e dytë kualifikues.

(Kosova Sot Online)