Akil Gjakova e humbë edhe medaljen e bronztë, mposhtet nga japonezi Hashimoto

  • E.k /
  • 29 July 2024 - 18:48
Akil Gjakova e humbë edhe medaljen e bronztë, mposhtet nga japonezi Hashimoto

Akil Gjakova ka mbetur pa medalje olimpike.

Xhudisti kosovar është mposhtur edhe në repesazh, kështu duke mos arritur të fitojë as medaljen e bronztë.

Akil Gjakova e gjeti humbjen nga xhudisti japonez, Soichi Hashimoto.

28-vjeçari kaloi në repesazh, pasi u mposhtë në gjysmëfinale nga numri një i botës në kategorinë e tij, xhudisti nga Azerbajxhani, Heydarov.

Akil Gjakova gjatë rrugëtimit të tij në ditën e sotme arriti që fillimisht të triumfojë ndaj Daniel Cargnin nga Brazili, për t’u kualifikuar tutje.

Pastaj, kundërshtari i radhës ishte Samuel Gassner nga Austria, derisa siguronte çerekfinalen.

Aty, xhudisti kosovar u përballë me italianin, Manuel Lombardo, i cili ishte ‘viktima e radhës’ e Akil Gjakovës.

Medalje për Kosovën në Olimpiadë siguroi Distria Krasniqi, e cila e fitoi medaljen e argjendtë gjatë ditës së djeshme.

Gjatë mbrëmjes së sotme, mundësinë për të vazhduar tutje drejt medaljeve e ka edhe boksierja, Donjeta Sadiku, e cila e ka tashmë një fitore në këto Lojëra Olimpike.

(Kosova Sot Online)