Lautaro Martinez rinovon kontratën me Inter

  • A.P /
  • 12 August 2024 - 19:28
Lautaro Martinez rinovon kontratën me Inter

Më në fund vjen edhe zyrtarizimi, Lautaro Martinez rinovon kontratën me Inter dhe do të jetë pjesë e zikaltërve deri në verën e vitit 2029.

Argjentinasi prej kohësh ishte në bisedime me klubin italian, por tashmë shuan çdo dyshim dhe kështu gëzon tifozerinë e cila mund të vazhdojë dhe të mbështetet te kapiteni që në sezonet e fundit është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së trajnerit Simone Inzaghi.

Njoftimi zyrtar nga ana e Interit:

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit.

(Kosova Sot Online)