Lexoni edhe:
Elbasan Rashani transferohet te klubi spanjoll
Granit Xhaka dhe Leverkuseni do të jenë nikoqir të Leipzigut të shtunën nga ora 18:30, në ndeshjen e xhiros së dytë të Bundesligës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Leverkuseni që e fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në edicionin e kaluar, si dhe Superkupën gjermane javë më parë, është në formë të mirë.
Në ndeshjen e parë të kampionatit të ri fitoi 3:2 në udhëtim te Borussia Moenchengladbachu, kurse Xhaka shënoi supergol.
Elbasan Rashani transferohet te klubi spanjollLexoni edhe:
Edhe Leipzigu e fitoi ndeshjen e parë 1:0 ndaj Bochumit.
Bayern Munichu e mbyll xhiron e dytë të elitës gjermane në fundjavë.
Të dielën nga ora 17:30 në “Allianz Arena” e pret Freiburgun. Florent Muslija paraqitet te Freiburgu që në ndeshjen e parë fitoi 3:1 ndaj Stuttgartit, nënkampionit të edicionit të kaluar.
(Kosova Sot Online )