Barça njofton për lëndimin e yllit të skuadrës
Fermin Lopez është lënduar dhe pritet t’i mungojë Barcelonës së paku në tri javët e ardhshme.
Kështu kanë njoftuar katalonasit përmes një postimi në rrjetin social X (ish Twitter).
“Fermin ka probleme me hamstringun e majtë dhe pas testeve të bëra sot dhe do të mungojë rreth tri javë”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Barcelonës.
21-vjeçari këtë sezon i ka zhvilluar tre ndeshje me “Blaugrana”, pa arritur të shënojë apo asistojë.
Lojtari i Barcelonës ka qenë i përfshirë edhe në Lojërat Olimpike me kombëtaren e Spanjës aty ku arriti të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime, për t’u kurorëzuar në fund me medaljen e artë.
(Kosova Sot Online)