Manchester United e mposhtë Southamptonin
Manchester United ka arritur fitoren e dytë sezonale në katër ndeshjet e para në Premier League.
“Djajtë e Kuq” triumfuan si mysafir të Southamptonit, me shifrat prej 3-0.
Mundësinë për të dalë në epërsi të parët e patën vendasit, por që Cameron Archer nuk arriti ta mposhtë Andre Onanan përmes 11-metërshit.
Golin e epërsisë për United e gjeti Matthijs de Ligt, pas një goditje me kokë.
2-0 për United e bëri Marcus Rashford, i cili e gjeti rrjetën e Aaron Ramsdale pas një goditje jo të fuqishme.
Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, derisa ajo e dyta ishte e tëra e Unitedit.
Edhe pse golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi në sekondat e fundit, United dominoi tërë 45-minutëshin e dytë.
Golin për epilogun e takimit e shënoi Alejandro Garnacho pas një asistimit të Diogo Dalot.
United tashmë ka 6 pikë pas katër ndeshjeve, derisa Southampton po vazhdon të jetë pa pikë në rikthimin e tij në Premier League.
(Kosova Sot Online)