Allegri: E ardhmja ime tek Juventus

  • 06 February 2016 - 20:12
Allegri: E ardhmja ime tek Juventus

E tashmja e Juventus quhet Frosinone, por në këtë moment është shumë e lehtë të hutohesh ose të humbasësh përqendrimin nga e ardhmja. Në fushë, nga sfidën për titull kundër Napoli-t që do të zhvillohet javën e ardhshme, jashtë saj, nga zërat që vijnë nga Anglia dhe që flasin për një transferim të Allegri-t te Chelsea sezonin e ardhshëm. “Dua t’i mbyll diskutimet në lidhje me të ardhmen. Kam një kontratë deri në 2017-ën me Juventus, jam mirë këtu dhe po punojmë për t’i dhënë një të ardhme skuadrës. Çdo gjë në kohën e duhur, kemi objektiva të rëndësishme për të arritur. Nuk ka kuptim të flitet për të ardhmen”, ka thënë trajneri bardhezi.

 (Kosova Sot)