Mourinho i reagon ashpër Guardiolas

  • A.P /
  • 06 December 2024 - 13:45
Mourinho i reagon ashpër Guardiolas

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho i ka reaguar Pep Guardiolas lidhur me deklaratat e tij.

Spanjolli tha se Mourinho kishte fituar tre tituj, kurse ai gjashtë dhe se nuk ishin të njëjtë.

Kurse sot, Mourinho i ka reaguar, duke thënë se ai i fitoi me drejtësi dhe pastërti.

“Pep Guardiola tha diçka dje… ai fitoi gjashtë trofe dhe unë fitova tre, por unë i fitova me drejtësi dhe pastërti. Nuk dua të fitoj duke u marrë me 150 procese gjyqësore. Nëse humb, e përgëzoj kundërshtarin tim”, tha trajneri portugez.


(Kosova Sot Online)