Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës
Në fundjavë dhe të martën do të zhvillohet xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të shtunën në Gjilan, Drita do të jetë nikoqir i Dukagjinit.
Po ashtu të shtunën, Prishtina përballet me Gjilanin në “Fadil Vokrri”.
Të dielën luhen edhe dy ndeshje tjera mjaft interesante.
Pas fitores së parë sezonale, Feronikeli 74 udhëton për t’u ndeshur me Malishevën.
Kurse, kampioni në fuqi, Ballkani do t’i shkojë Ferizajt.
Të martën, luhet ndeshja e fundit e javës së 16-të mes Suharekës dhe Llapit.
(Kosova Sot Online)