Historia unike e Gavit me Barcelonën

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 14:47
Historia unike e Gavit me Barcelonën

Historia e talentit spanjoll, Gavi me Barcelonën është me të vërtetë unike dhe aspak e zakontë.

Në prill të vitit 2014, ekipi i të rinjve të Barcelonës u përball me Real Betisin në finale të një turneu në Portugali.

Gavi kishte shkëlqyer duke i shënuar katër gola dhe duke e bërë një asistim.

Përfaqësuesi i tashëm spanjoll e kishte udhëhequr ekipin e tij, Real Betisin, që ta fitonte titullin dhe e kishte fituar çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.

Barcelona nuk mund të rrinte rehat pa e transferuar atë.

Gjiganti katalunas u mundua ta angazhonte Gavin në verën e vitit 2014, por dështoi, ndërsa ai vazhdoi të luante për Betisin në sezonin 2014/15.

Barcelona nuk e harroi kurrë as Gavin e as atë finale që e humbi.

Në verën pasuese, më 2015, Barcelona e transferoi me sukses atë nga Betisi, duke e shënuar kështu historinë e Gavit në La Masia.

Pjesa tjetër është histori…

(Kosova Sot Online)