Ja sa do të përfitojë Mourinho te United
Jose Mourinho do të jetë pasues i Louis van Gaalit te ManchesterUnited. Portugezi u shkarkua nga Chelsea në fillim të këtij sezoni duke refuzuar edhe një ofertë të Real Madridit për t'u kthyer në Spanjë.
"El Confidencial" ka publikuar detajet e kontratës së Jose Mourinhos te Djajtë e Kuq. Edhe pse raportohet se një marrëveshje e tillë nuk është finalizuar ende, Mourinho do të fitojë 20 milionë euro në sezon, ndërsa portugezi do të jetë trajner i skuadrës nga Old Trafford deri në vitin 2019.
Kujtojmë se portugezi te skuadra e Chelseat kishte pagë vjetore prej 13 milionë euro.
(Kosova Sot)