
Sancho në shënjestër nga dy klube

Jadon Sancho iu bashkua Chelsea-t në një marrëveshje huazimi që përfshin detyrimin për ta blerë.
Dy klube po monitorojnë situatën e Jadon Sancho-s te Chelsea përpara një lëvizjeje të mundshme këtë verë, sipas raportimeve, ndërsa detajet mbi të ardhmen e tij vazhdojnë të dalin në pah.
Sancho iu bashkua Chelsea-t në verën e kaluar në formë huazimi për një sezon nga Manchester United, në një marrëveshje që përfshin detyrimin për ta blerë për deri në 25 milionë funte.
Kjo përbën një humbje të konsiderueshme për United, i cili pagoi 73 milionë funte për të në vitin 2021, kur klubi anglez e transferoi nga Borussia Dortmund.
Pas rënies nga hierarkia te United, një transferim diku tjetër u përfol për muaj të tërë, deri sa Chelsea siguroi shërbimet e tij në gushtin e kaluar.
Për t’i dhënë meritat, Sancho pati një fillim mbresëlënës në Stamford Bridge, duke regjistruar tetë kontribute në gola në 11 ndeshje nën drejtimin e Enzo Maresca-s, i cili e lavdëroi atë në janar.
Megjithëse forma e tij ka pësuar rënie së fundmi – me golin e fundit të shënuar në dhjetor – Chelsea pritet ende ta transferojë përfundimisht atë në afatin kalimtar të verës, pavarësisht opsionit për të hequr dorë nga marrëveshja.
Sipas Sky Sports, Chelsea pritet ta nënshkruajë përfundimisht Sancho-n, edhe pse është shfaqur një klauzolë që mund t’u japë atyre një rrugëdalje.
David Ornstein kohët e fundit dha detaje mbi këtë klauzolë, duke pretenduar se Chelsea mund të zgjedhë të mos vazhdojë me transferimin e plotë duke i paguar Manchester United-it një shumë fikse prej vetëm 5 milionë funte.
Në mes të spekulimeve për të ardhmen e tij, një raport nga GiveMeSport pretendon se Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund po ndjekin situatën e Sancho-s përpara një oferte “opportuniste” këtë verë.
“Edhe pse Chelsea ra dakord ta nënshkruajë përfundimisht nga United, ende ekziston mundësia që ata ta shesin nga Stamford Bridge, me dyshen e Bundesligës të interesuar për shërbimet e tij”, shkruan në raport.
Siç u përmend më lart, trajneri i Chelsea-t, Enzo Maresca, e lavdëroi Sancho-n në janar:
“Ai po bën shumë mirë sipas meje”, tha Maresca. “Jam disi i surprizuar me Jadon-in. E njihja tashmë, kështu që e dija çfarë të prisja prej tij, por sa i përket vazhdimësisë, ai ka qenë shumë i mirë”
“Ai pati një periudhë të shkurtër ku pati disa probleme, por përveç kësaj ka qenë shumë i mirë.”
“E prisja që të bënte mirë, por për të gjithë lojtarët është e vështirë të jenë të mirë për një periudhë të gjatë. Ai ka qenë i mirë për një periudhë të gjatë”, shtoi Maresca.
(Kosova Sot Online)