Lukaku i bashkohet Salahut

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 09:24
Lukaku i bashkohet Salahut

Romelu Lukaku është kthyer në një lojtar thelbësor për Napolin dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen ndaj Empolit.

Sulmuesi belg shënoi një gol, por edhe dha dy asiste.

Kështu, ai arriti shifrën e 12 golave dhe 10 asisteve në këtë edicion në Serinë A, duke regjistruar dyshifrorë në të dy statistikat.

Sipas “Opta”, Lukaku bëhet futbollisti i dytë me dyshifrorë në të dy këto statistika në 5 kampionatet kryesore në Europë, pas Mohamed Salah, përcjell Panorama.

Ky i fundit ka regjistruar deri tani 27 gola e 18 asiste në këtë sezon në PremierLigë.

(Kosova Sot Online)