Tebas i reagon Florentino Perezit

  • A.P /
  • 26 April 2025 - 11:21
Tebas i reagon Florentino Perezit

Pas lajmeve se Real Madridi mund ta braktisë ndeshjen dhe pas reagimeve të tyre me komunikata rreth gjyqtarëve, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

Tebas ia renditi të gjitha Perezit duke ia nisur me një frazë ku thotë: Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti.

“Atij nuk i pëlqen Tebas sepse nuk bën çfarë të dojë. Nuk i pëlqen Ceferin sepse nuk bën çfarë të dojë. Ai nuk e pëlqen Louzan sepse ai nuk bën atë që dëshiron. Nuk i pëlqejnë komentuesit televizivë sepse nuk thonë çfarë të dojë. Ata nuk duan të ecin përpara me reformën e arbitrazhit, sepse nuk është ajo që ai dëshiron”, ka shkruar fillimisht Tebas në rrjetin social X.

(Kosova Sot Online)