Zbulohet ekipi ideal i ndeshjeve të para gjysmëfinale të Championsit

  • A.P /
  • 01 May 2025 - 15:15
Zbulohet ekipi ideal i ndeshjeve të para gjysmëfinale të Championsit

Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germaini e mposhti Arsenalin në udhëtim me rezultat 1:0, kurse Barcelona dhe Interi barazuan mbrëmë 3:3 në një ndeshje spektakolare.

E tash është koha për t’i bërë llogaritë.

Livescore përmes “Opta” e ka publikuar ekipin ideal të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Championsit.

Notën më të lartë e mori mbrojtësi i djathtë i Interit, Dumfries, i cili shkëlqeu mbrëmë ndaj Barcelonës me dy gola, ndërsa vlerësohet me 8,6.

Ndërsa, një tjetër protagonist i mbrëmshëm, Yamal, i cili shënoi një herë ndaj Interit, vlerësohet me notën 8,4.

Kurse, me notë të lartë, respektivisht 8,0 vlerësohet portieri i PSG-së, Donnarumma, falë pritjeve të tij fantastike në “Emirates Stadium” parmbrëmë.

Të martën dhe të mërkurën tjetër do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale kur edhe do të përcaktohen finalistët e Ligës së Kampionëve.

Më poshtë mund ta shihni ekipin ideal të gjysmëfinales së parë në Champions.


(Kosova Sot Online)