Messi e zgjedh golin e tij të preferuar

  • A.P /
  • 23 May 2025 - 09:38
Messi e zgjedh golin e tij të preferuar

Legjenda e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar nga karriera e tij e jashtëzakonshme.

I konsideruar gjerësisht si lojtari më i madh i të gjitha kohërave, Messi, 37 vjeç, ka shënuar plot 859 gola për katër klube dhe për përfaqësuesen e Argjentinës gjatë një karriere të jashtëzakonshme.

Kur u pyet nëse kishte ndonjë gol të preferuar, Messi zgjodhi golin me kokë që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United në vitin 2009, kur Barcelona fitoi 3-1.

Ai i tha ESPN-it: “Kam pasur shumë gola që ndoshta kanë qenë edhe më të bukur dhe me vlerë të madhe, edhe për rëndësinë që kanë pasur, por goli me kokë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United ka qenë gjithmonë i preferuari im.”

(Kosova Sot Online)