Juventusi po e shqyrton mundësinë e nënshkrimit me trajnerin e Fulhamit

  • A.P /
  • 31 May 2025 - 10:45
Juventusi po e shqyrton mundësinë e nënshkrimit me trajnerin e Fulhamit

Sky Sport Italia raporton se Juventusi po shqyrton mundësinë që trajneri i Fulham, Marco Silva, të jetë trajneri i tyre i ri pas dështimit për të arritur objektivat kryesorë.

Bardhezinjtë shkarkuan Thiago Motta-n në mars dhe nuk janë të sigurt nëse duan të vazhdojnë me Igor Tudor përtej Kupës së Botës për Klube.

Ata kishin shpresa për rikthimin e Antonio Contes, i cili në vend të kësaj vendosi të qëndrojë te Napoli për sezonin e ardhshëm pas fitimit të titullit kampion.

Gian Piero Gasperini ishte një tjetër kandidat, por ai ka arritur marrëveshje trevjeçare me Romën.

Tani Sky Sport Italia raporton se Juventusi i është drejtuar Marco Silvës, i cili e udhëhoqi Fulham-in drejt vendit të 11-të në Premier League këtë sezon.

Ekipet e tij të mëparshme përfshijnë Sporting CP, Olympiacos, Hull City, Ëatford dhe Everton, por ai iu bashkua Fulham-it në verën e vitit 2021.

Trajneri portugez do të mbushë 48 vjeç në korrik dhe kontrata e tij me Fulham skadon në qershor të vitit 2026.

Kjo ka gjasa të jetë një zgjedhje që nuk do t’i entuziazmojë tifozët e Juventusit, sidomos pasi opsionet e tjera kanë dështuar një nga një.

(Kosova Sot Online)