
Bayerni e jep hua futbollistin nga Kosova

Arijon Ibrahimoviç do ta vazhdojë karrierën në futbollin gjerman.
Bayern Munichu ka vendosur ta huazojë futbollistin shqiptar tek ekipi FC Heidenheim 1846.
19 vjeçarit i ka uruar mirëseardhje klubi nga Bundesliga, shkruan “Gazeta Express”.
“Arijon Ibrahimović do t’i bashkohet 1. FC Heidenheim 1846 në formë huazimi nga FC Bayern Munich për sezonin e ardhshëm 2025/26. Mesfushori sulmues 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë huazimi deri në vitin 2026!”, njoftoi klubi gjerman.
(Kosova Sot Online)