Liverpool ka arritur marrëveshjen për të përfunduar një transferim tjetër

  • A.P /
  • 08 August 2025 - 15:40
Liverpool ka arritur marrëveshjen për të përfunduar një transferim tjetër

Reds kanë vepruar në heshtje për të arritur një marrëveshje tjetër.

Liverpool ka arritur në heshtje marrëveshjen për të përfunduar një transferim tjetër – dhe lojtari tashmë është vërejtur në fushën e tyre të stërvitjes.

Skuadra e Arne Slot ka firmosur tashmë me gjashtë lojtarë këtë verë, përfshirë blerjen rekord të klubit, mesfushorin sulmues Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen.

Shoku i tij i skuadrës në Leverkusen, Jeremie Frimpong, mbrojtësi i majtë i Bournemouth, Milos Kerkez, dhe sulmuesi i Frankfurtit, Hugo Ekitike, gjithashtu kanë mbërritur në Anfield.

Por, Të Kuqtë kanë punuar shumë prapa skenave për të forcuar akademinë e tyre, me sulmuesin e talentuar 17-vjeçar Will Wright që firmosi nga klubi i League Two, Salford City.

Liverpool u përball me interesin e Arsenalit për Wright, i cili tashmë ka debutuar për skuadrën e tyre U21.

Anfield Watch raporton tani se një firmë tjetër nga akademia është përfunduar – dhe ai me siguri do të entuziazmojë tifozët.

Liverpool kanë rënë dakord për të firmosur me sulmuesin e ri të krahut Sidy Barhama Ndiaye nga skuadra senegaleze Diambars FC.

Ndiaye tashmë ka kaluar kohë në fushën e stërvitjes së Të Kuqve dhe ka marrë pjesë në një ndeshje miqësore.

Megjithatë, tifozët e Liverpool-it do të duhet të presin një kohë të gjatë që Ndiaye të jetë në dispozicion për skuadrën e parë.

15-vjeçari do të mbushë 18 vjeç në dhjetor 2027, që do të thotë se mund të bashkohet zyrtarisht me Liverpoolin vetëm në janar 2028.

Sidoqoftë, Anfield Watch shton se, sipas rregullave të FIFA-s, ai mund të kalojë deri në tetë javë në vit në Liverpool për t’u përshtatur me futbollin dhe kushtet angleze.


(Kosova Sot Online)