
Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.
Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.
Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.
Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.
(Kosova Sot Online)