Ja çka i thoshte Haaland portierit që ia shënoi pesë gola

  • A.P /
  • 10 September 2025 - 14:08
Ja çka i thoshte Haaland portierit që ia shënoi pesë gola

Kombëtarja e Norvegjisë u tregua e pamëshirshme  ndaj Moldavisë, të cilën e mposhti me rezultat të thellë, 11:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Protagonist tek norvegjezët ishte kush tjetër pos Erling Haaland.

Sulmuesi i Manchester Cityt ishte i jashtëzakonshëm dhe i realizoi plot pesë gola.

E portieri i moldavëve, Cristian Avram e ka zbuluar bisedën që e kishte gjatë lojës me ish-futbollistin e Salzburgut dhe Borussia Dortmundit.

Sipas tij, gjiganti i sulmit ndiente keqardhje për të ndonëse shënonte ekipi norvegjez.

“Ai më tha se nuk ishte faji im që pësova shumë gola. Haaland më kërkonte falje sa herë që më duhej ta nxirrja topin nga rrjeta pas golave të pësuar. Ai ma shpjegoi se duhej të vazhdonin të shënonin për shkak të gol-dallimit”, deklaroi Avram pas lojës.

Norvegjisë në fakt i nevojitej një fitore e tillë e thellë për ta përmirësuar golaverazhin.

(Kosova Sot Online)