
Kosova në epërsi pas pjesës së parë ndaj Suedisë

Ka përfunduar pjesa e parë në Goteborg, mes Suedisë dhe Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës është në epërsi pas 45-minutëshit të parë.
Golin për “Dardanët” e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të.
Goli i 22-vjeçarit, u asistua nga bashkëmoshatari i tij, Veldin Hoxha, i cili po luan për herë të parë si startues.
Në anën tjetër, Suedia pati disa gjysmëraste, mirëpo pa rrezikuar edhe shumë portën e Arijanet Muricit.
Kosova pati edhe një mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë pas dy rasteve të Vedat Muriqit dhe Leon Avdullahut, me goditjen e këtij të fundit që u ndal nga shtylla.
Kosova e Suedia bëjnë pjesë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026, së bashku me Zvicrën e Slloveninë.
(Kosova Sot Online)