Trepça e synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 13:45
Trepça e synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës, Trepça do ta ketë një sfidë shumë të vështirë sonte, ku do të ndeshet me skuadrën e njohur nga Greqia, PAOK.

Takimi do të zhvillohet në “Minatori” nga ora 18:30, në kuadër të grupeve të FIBA Europe Cup.

Në një grup të vështirë, ‘Xehetarët’ kanë tri humbje, ndërsa PAOK ka dy fitore e nj humbje.

Trepça në këtë edicion humbi në shtëpi nga Braunschweig-u me rezultat 84:70 dhe nga Anwil-i me rezultat 97:87.

Takimi i parë në Greqi ndërmjet PAOK-ut dhe Trepçës kishte përfunduar 85:74.


(Kosova Sot Online)