Mbappe: 400 golat nuk mjaftojnë kur Ronaldo e Messi kanë mbi 900
Kylian Mbappé ka komentuar arritjen e tij të fundit – 400 gola në karrierë – por deklarata e tij ka surprizuar të gjithë, pasi francezi la të kuptohet se ky numër nuk është aspak i mjaftueshëm për standardet që ai synon.
“Ka një lojtar me mbi 950 gola dhe një tjetër me mbi 900. 400 nuk mjaftojnë… që të qëndrosh në rrethin e lojtarëve që i shokojnë njerëzit,” u shpreh Mbappé, duke iu referuar qartë Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy golashënuesve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Deklarata e tij tregon ambicien e jashtëzakonshme që e karakterizon sulmuesin francez, i cili, megjithëse është bërë lojtari më i ri që arrin 400 gola që nga koha e Pelé, duket se e konsideron këtë vetëm si fillimin e një rruge shumë më të gjatë.
Në moshën 26-vjeçare, Mbappé synon jo vetëm të sfidojë rekordin e gjigantëve të futbollit modern, por të hyjë vetë në historinë e lojës si një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohëve.
(Kosova Sot Online)
