Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka nisur përgatitjet

  • A.P /
  • 26 November 2025 - 14:45
Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka nisur përgatitjet

Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka nisur të hënën përgatitjet intensive për para kualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Dardanët po ushtrojnë në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do t’i mbajnë të gjitha stërvitjet.

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se përgatitjet do të vazhdojnë deri të premten mbrëma dhe më pas ekipi do të zhvendoset në Shkodër.

Sfida Shqipëri – Kosovë zhvillohet në Shkodër, më 30 nëntor, nga ora 18:00.

(Kosova Sot Online)