Kanë dalur në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Sllovakinë

  • A.P /
  • 24 February 2026 - 14:30
Kanë dalur në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Sllovakinë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjes e kombëtares së Kosovës me Sllovakinë.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2029.

FBK-ja njofton se biletat për ndeshjen Kosova vs Sllovakia janë në shitje nga sot deri më 27 shkurt në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.

Nga nesër biletat do të shiten prej orës 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi i tyre është 5 euro.

Ndeshja e dytë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029 zhvillohet me 27 shkurt.

Ndeshjen e parë, Kosova e kishte fituar ndaj Shqipërisë, me shifrat prej 99-84.

(Kosova Sot Online)