Këto dy ekipe do të përballen në çerekfinalen e tretë

  • A.P /
  • 18 April 2026 - 10:30
Këto dy ekipe do të përballen në çerekfinalen e tretë

Golden Eagle Ylli dhe Peja do të përballen në çerekfinalen e tretë të “Play-off”-it që do të jetë vendimtare se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Takimin e parë e fituan therandasit 93:82, kurse atë të dytë pejanët 99:81.

Të dyja ndeshjet ishin shumë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën, ku pritet atmosferë e jashtëzakonshme sportive.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të ndeshet me kampionin aktual, Trepçën.

Çifti tjetër gjysmëfinal është Bashkimi – Bora.

(Kosova Sot Online)