Modric po e mendon pensionimin pas Kupës së Botës
Luka Modric mund të jetë pranë fundit të karrierës së tij legjendare.
Sipas raportimeve nga Italia, mesfushori kroat po e shqyrton seriozisht mundësinë që të tërhiqet nga futbolli pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Vendimi duket se lidhet ngushtë me sezonin zhgënjyes të Milanit, që dështoi ta sigurojë një vend në Champions League pas humbjes nga Cagliari në javën e fundit të Serie A.
Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Modric është “i orientuar” ta shpallë pensionimin pas Botërorit me Kroacinë, që pritet të jetë turneu i pestë dhe i fundit në karrierën e tij me kombëtaren.
40-vjeçari kishte mbërritur te Milani verën e kaluar për ta realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë, por situata e krijuar në klub — përfshirë largimin e trajnerit Massimiliano Allegri dhe ndryshimet në drejtimin e klubit — i kanë shtuar dyshimet për vazhdimësinë e tij në “San Siro”.
Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar.
Mediat italiane ndĽrkohë raportojnë se Modric po e shqyrton edhe mundësinë e vazhdimit për një sezon tjetër me kuqezinjtë, por gjithçka do të varet nga projekti sportiv i klubit dhe ambiciet për sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online)
