Franca ka arritur fitoren e dytë në Kupën e Botës

  • A.P /
  • 23 June 2026 - 08:30
Franca ka arritur fitoren e dytë në Kupën e Botës

Franca ka arritur fitoren e dytë radhazi në Kupën e Botës.

“Gjelat” triumfuan pastër 3:0 ndaj Irakut në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Botëror.

Kylian Mbappe kaloi nënkampionët e botës në epërsi me gol të bukur nga distanca në minutën e 14-të, pas asistimit nga Michael Olise.

Pas përfundimit të pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për mbi dy orë për shkak të rrezikut nga stuhitë dhe rrufetë.

Pas rikthimit në fushë, Mbappe shënoi sërish për 2:0 në minutën e 54-të, i asistuar këtë herë nga Ousmane Dembele.

E fituesi aktual i Topit të Artë shënoi vet në minutën e 66-të për 3:0, i asistuar nga Olise.

Me këtë fitore, Franca shkon në gjashtë pikë dhe e siguron kualifikimin në 1/16 e finales së Kupës së Botës.

Në anën tjetër, Iraku mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të para. 

(Kosova Sot Online)