Ministri rus i sportit: Duhet ta respektojmë vendimin për pranimin e Kosovës në UEFA
Ministri i Sportit të Rusisë, Vitaly Mutko, ka thënë se Rusia nuk ka votuar për pranimin e Kosovës në UEFA, por se ai ka thënë se vendimi duhet të zbatohet, duke shtuar se demokracia nuk munde të mohet dhe se shumica vendosë.
Ndryshe e ka dhënë lajmin e përditshmja zvicerane BLICK.CH, duke pyetur se çfarë do të ndodhë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhaka të cilët aktualisht janë pjesë e Kombëtares Zvicerane në futboll.
Më ndryshe ka raportuar edhe e përditshmja zvicerane 20minuten.ch, duke ngritur në pikëpyetje çështjen se a do të qëndroj më në Kombëtaren e Zvicrës ylli shqiptarë nga Kosova Xherdan Shaqiri.
Portalet serbe B92 dhe telegraf.rs, kanë raportuar gjithashtu për ngjarjen duke thënë se Kosova tashmë është anëtare e UEFAS.
(Kosova Sot)