Dy largimet e para nga Kombëtarja Shqiptare, i bashkohen Kosovës

  • 04 May 2016 - 12:28
Dy largimet e para nga Kombëtarja Shqiptare, i bashkohen Kosovës

Pas pranimit të Kosovës në UEFA, pritet të ketë lëvizje të mëdha të futbollistëve kosovarë që luajnë për Kombëtaret tjera.

Dy futbollist të rinj që kanë veshur fanellën e Shqipërisë U17, Arb Manaj dhe Dardan Karimani, janë të gatshëm të luajnë për Kosovën.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Infokusi.com, Arb Manaj.

“Unë dhe Dardan Karimani, kemi qenë pjesë e Kombëtares shqiptare U17 dhe kemi qenë ndër lojtarët kryesor, këtë na ka thënë edhe trajneri, Dzemal Mustedanagic. Por, pas pranimit në UEFA, ne jemi të gatshëm që të luajmë për Kosovën. Tani rrugët për futbollistët e Kosovës janë hapur dhe kjo është shumë e mirë për të gjithë. ”, tha Manaj.

Ai i ka treguar edhe se si nuk i janë dhënë pasaportat shqiptare, ani pse dekreti për pasaporta është marr nga presidenti, Bujar Nishani.

“Sjellja e tyre nuk ka qenë e mirë, pasi dekreti i presidentit Nishani ishte marr që ne do ti pajisemi me pasaporta shqiptare, por ende nuk na janë dhënë. Nuk e dimë as arsyen se pse ka ndodhur kjo, por ne jemi duke pritur që nga tetori i vitit 2014”, është shprehur futbollisti i Dukagjinit të Klinës.

(Kosova Sot)