Futbollisti rus fshinë hundët me kartëmonedha, kritikat në rrjetet sociale e mbysin (Video) - TV - Kosova Sot
Futbollisti rus fshinë hundët me kartëmonedha, kritikat në rrjetet sociale e mbysin (Video)

Futbollisti rus fshinë hundët me kartëmonedha, kritikat në rrjetet sociale e mbysin (Video)

Futbollisti rus, Stanislav Manajev, postoi në internet një foto ku duket se si shfryn hundët, me një kartëmonedhë prej 5000 rublash, ose e përkthyer në 86 dollarë.


“Mund t’ia jap këtë kartëmonedhë njerëzve që kanë shumë nevojë për të, por nuk do e bëj këtë sepse kam qurra”, dëgjohet të thotë Stanislav Manajev përpara se të vazhdojë pastrimin e hundëve.

19-vjeçari e fshiu më pas videon e postuar në Instagram, por klipi qarkulloi nëpër forume dhe tashmë mund të shihet në Youtube.

Për këtë ngjarje reagoi edhe ministri rus i Sporteve. “Nuk ka dyshim që videoja tregon nivelin e ulët kulturor të këtij futbollisti. Jam i sigurtë që do t’i shërbejë si mësim”, deklaroi Pavel Kolobkov.

 

(Kosova Sot)

14 orë e 41 minuta më parë
12/12/18