Dalin pamjet e një grabitje spektakolare, e gjitha ndodh në 4 minuta

  • 11 April 2019 - 14:55
Dalin pamjet e një grabitje spektakolare, e gjitha ndodh në 4 minuta

Kamerat e sigurisë në Londonderry, Irlandë kanë filmuar një vjedhje të pazakontë të një bankomati.

Në orët e para të mëngjesit, grabitësit kanë thyer me ekskavator bankomatin e vendosur në një market, dhe i gjithë “procesi” ka zgjatur vetëm katër minuta.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si një burrë me ekskavator thyen murin, e nxjerr bankomatin dhe e fut në një furgon me të cilin largohen me shpejtësi.

Në pamjet filmike shikohen se grabitëist kishin mbuluar fytyrat me maska me qëllim që të mos  identifikohen.

Ndërkohë policia ka bërë të ditur se ekskavatori me të cilin ishte kryer grabitja ishte vjedhur.

(Kosova Sot)