Shqelmon ariun, rusi rrezikon jetën për një… aventurë

  • 04 July 2019 - 09:10
Shqelmon ariun, rusi rrezikon jetën për një… aventurë

Një burrë nga Rusia i afrohet ariut dhe e provokon, derisa ai po qëndronte i qetë në një zonë malore.

Ky burrë po filmonte këtë kafshë të egër, duke menduar se është argëtuese, mirëpo ky veprim për pak sa nuk e la pa njërën dorë.

Ai nuk e dinte se ariu po e vëzhgonte dhe në një moment shpërqendrimi, kafsha iu vërsul rusit.

Disa sekonda më pas, ai dëgjohet duke thënë: “Më kafshoi në dorë, më ka sulmuar”.

Megjithatë ishte mrekulli fakti që ka shpëtuar i gjallë.

(Kosova Sot Online)