Pastruesi i rrugëve bëhet hero për një ditë të vetme, gjesti i tij ka ngritur Turqinë në këmbë

  • 06 August 2019 - 09:42
Pastruesi i rrugëve bëhet hero për një ditë të vetme, gjesti i tij ka ngritur Turqinë në këmbë

Dhuna në rrugë kurrë nuk është problem privat dhe të gjithë e kanë për detyrë ta ndalin atë nëse munden. Si shoqëri, ne e kemi obligim moral të mbrojmë viktimën e abuzuar, kur shohim dhunë familjare.

Në Turqi, një pastrues rrugësh është shpallur hero nga interneti për gjestin e tij, duke ndihmuar një grua e cila po abuzohej në rrugë.

Incidenti ndodhi më 30 maj, 2018. Një burrë, i identifikuar si Mehmet T., u kap nga kamerat e sigurisë duke e rrahur ish-gruan e tij, Nevin T., në rrugën e Kagithane të Stambollit, transmeton Gazeta Express.

Çifti po ktheheshin nga një seancë dëgjimore për divorc në Gjykatën për Drejtësi të Stambollit, raportoi Hurriyet Dailynews. Mehmeti e goditi Nevinin në kokë pas një fjalosjeje.

Burri agresiv vazhdoi ta godiste ish-gruan e tij derisa ajo ra në gjunjë. E gjitha çfarë Nervin mund të bënte ishte të lutej për mëshirë, të qante dhe të bërtiste për ndihmë.

Emre Derebasi, një pastrues rrugësh, e pa dhunën derisa po kryente detyrat e tij të përditshme. Ai vrapoi menjëherë për ta shpëtuar Nervinin, duke e goditur me kokë në kokë burrin, dhe duke e lënë në tokë.

Shikojeni videon:

(Kosova Sot Online)