Futi dredhëzën në ujë të kripur, gruaja zbulon krimba në sipërfaqen e saj!

  • 21 May 2020 - 13:09
Futi dredhëzën në ujë të kripur, gruaja zbulon krimba në sipërfaqen e saj!

Një video tmerruese tregon momentin kur një grua vendosi luleshtrydhet e saj në ujë të kripur, për të nxjerrë në sipërfaqe një krimb.

Kjo është një nga ato videot e shumta, ku njerëzit provojnë metodën e pastrimit të frutave, për të parë se çfarë fshihet brenda tyre.

Shkrimtarja e BuzzFeed, Krista Torres postoi videon në TikTok teksa futi një luleshtrydhe në ujë të kripur për 30 minuta.

Rezultati ishte shokues, pasi kur ajo e nxorri atë nga uji, në sipërfaqe filloi të ecte një krimb i vogël i bardhë.

(Kosova Sot Online)