Qeni robot kujdeset për delet

  • 22 May 2020 - 09:34
Qeni robot kujdeset për delet

Një qen robot i krijuar për misione kërkimi dhe shpëtimi është dërguar në një fermë delesh në Zelandën e Re. Kompania teknologjike “Rocos” po eksploron se si roboti “Spot” mund të shfrytëzohet edhe për blegtori.

Ky robot është i dizajnuar për të naviguar në terrene sfiduese, ndërsa tash po shqyrtohen mundësitë e shfrytëzimit për aspekte të tjera.

“Ishim të interesuar të shohim çfarë përmban e ardhmja për robotikën dhe kemi menduar se ndoshta do të ishte interesante ta dërgojmë ‘Spotin’ në një fermë delesh”, ka thënë David Inggs nga kompania “Rocos”, raporton BBC, duke shtuar se nuk kanë pritur që ai të përshtatej mirë.

Ai ka thënë se qentë realë nuk e pëlqejnë fare ‘Spotin’ dhe e shohin si makinë të çuditshme ose si kafshë të pazakontë, por delet nuk bënë reagime të çuditshme “por thjesht u larguan nga ‘Spoti’ sikur të ishte një qen tjetër”.

Pavarësisht “rezultateve pozitive”, kjo kompani ka thënë se ‘Spoti’ nuk mund t’i zëvendësojë qentë që kujdesen për delet.

(Kosova Sot Online)