Krijesa misterioze që ka “çuditur” botën, çfarë filmoi turistja në ujëvarë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 08:23
Krijesa misterioze që ka “çuditur” botën, çfarë filmoi turistja në ujëvarë

Një islandeze, ka ndarë me mediat një video ku dallohet një krijesë e çuditshme në kaskadat e Dettifoss në Islandë. Ajo ka rrëfyer për mediat të gjithë këtë eksperiencë:

“Vendosëm të ndalonim për të vizituar një nga kaskadat më të mëdha të vendit, e të bënim disa foto e video dhe ato t’i publikonim në rrjete sociale. Kur i ripashë më vonë imazhet dallova krijesën e çuditshme”.

“Duke qenë se isha rreth katër orë larg nga vendi, ku bëra xhirimet nuk mund të kthehesha përsëri për të riparë më mirë çfarë ishte, kështu që postova pamjet në rrjete dhe pyeta ndjekësit e mi se çfarë mendonin”, u shpreh ajo.

“Askush nuk arriti të më jepte një shpjegim, se çfarë ishte ajo krijesë. As unë nuk di ta them. Gjithçka që di është se pata një ndjesi të çuditshme. Në rrjete u dhanë versione të ndryshme dhe u hodhën hipoteza të ndryshme. Dikush tha se mund të bëhej fjalë edhe për një pemë, por gjithsesi dyshimet mbeten”, u shpreh turistja që xhiroi pamjet e krijesës së çuditshme.

(Kosova Sot Online)