Momenti dramatik se si një grua i shpëton makinës për disa sekonda

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 16:08
Momenti dramatik se si një grua i shpëton makinës për disa sekonda

Një grua në Austral i shpëtoi për një “fije floku” goditjes së makinës, pasi u largua nga vendi i ngjarjes vetëm disa sekonda më parë.

Sipas medieve të huaja, kamerat e sigurisë afër një dyqani kapën momentin dramatik.

Gruaja e cila u identifikua si Karyn Johnson, ishte duke qëndruar pranë një stacioni të autobuseve në periferi të Sidneit, ndërsa e gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur më 16 gusht.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ajo i vendos në tokë qeset me gjëra ushqimore, dhe në ndërkohë largohet.

Vetëm disa sekonda më pas, vetura vërshoi menjëherë zonën ku ajo u largua vetëm disa sekonda më parë.

(Kosova Sot Online)