Delegacioni kosovar shkon në Shtëpinë e Bardhë me duar në xhepa, fati i Kosovës në duar të atyre që na e bënë shtetin

Delegacioni kosovar shkon në Shtëpinë e Bardhë  me duar në xhepa, fati i Kosovës në duar të atyre që na e bënë shtetin

Hajrullah Tërnava

  • 29 August 2020 - 09:01

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Duhet të jemi optimistë, që prijësit e kësaj qeverie ta përmbledhin veten dhe të shkojnë në ato bisedime që do të mbahen në Shtëpinë e Bardhë me 04 shtator, dhe ta gjejnë forcën dhe optimizmin, se vetëm ata që na kanë çliruar dhe na krijuan shtet, edhe më tutje do të na qëndrojnë pranë dhe do të na ndihmojnë në forcimin e shtetësisë tonë”.

-Qeveria serbe gjithnjë do të tentoj që bisedat e parapara në çdo kohë ti shfrytëzoj në dobi të sajë, prandaj edhe ta dirigjoj këtë agjendën e dialogut të radhës për interesa të saja, duke i shmangur në vazhdimësi temat politike dhe vendosur në prioritet vetëm ato të karakterit ekonomik, për çka ka interes shteti serb në ruajtjen e tregut të Kosovës. Prandaj edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në takimin që do mbahet, takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe, në tavolinë do të jenë vetëm temat e interesit të karakterit ekonomik, sepse ky është qëllimi dhe synimi i organizatorit te këtij takimi pasi që edhe synimi i nikoqirëve është për t’u përqendruar në ekonomi, që përkon me qëndrimin Serbisë e cila po ju bishtëron temave serioze politike dhe po angazhohet kinse për zhvillimin e i lirë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, për heqje të barrierave dhe lidhjet më të mira ekonomike, që sipas Serbisë është e nevojshme të ndodhë në të gjithë rajonin për interes të zhvillimit të përbashkët. Pala Kosovare po tregohet e pafuqishme për të ndikuar, qoftë edhe dominuar në orientimin e dialogut përtej synimeve dhe qëllimeve të palës serbe. Kjo dobësi është pikërisht pasojë e mos koordinimit dhe mungesës së platformës së përbashkët të spektrit politik të Kosovës që do të duhej diskutuar dhe miratuar në Kuvend.

Situata e tanishme politike tani na e dëshmon këtë çfarë u tha më lartë, sepse vetë mënyra e krijimit të kësaj Qeverie, edhe që në numër jo të vogël të 6 partive, por me numra të vegjël të deputetëve që tani janë vetëm 60, e tregon destabilitetin e kësaj qeverisje dhe mangësitë tjera të sajë. Vetëm ta kemi parasysh situatën pandemike të korona virusit, në çfarë situate të infektimeve dhe vdekjeve mortore gjendet tani Kosova, që po llogaritet ndër vendet më të infektuara në botë, edhe kjo po e konfirmon atë jo kompaktësinë e kësaj qeverisjes. Mos të harrojmë se partia që i ka fituar zgjedhjet me më së shumti deputet në parlament, ajo tani është në opozite dhe s’është e motivuar si e tillë ta jep kontributin e sajë për birë të padrejtësive që iu kanë bërë, dhe mënyrës e qëllimit të rrëzimit të saj, nga po këta qeveritar të tanishëm që u bënë bashkë për qëllimet e tyre të njohura. Edhe partia në pushtet që është LDK, që po vërehet se nuk është e përgatitur dhe e gatshme ti kryej obligimet e një qeverie ashtu si duhet, sepse edhe në këtë parti ka mospajtime dhe pakënaqësi mes deputetëve dhe elektoratit të sajë, që në zgjedhjet e fundit i besoj kësaj partie dhe numër të madh të votave ia dhanë elektorati vetëm në saje të zotimit për koalicion të qëndrueshëm me VV-në. Pas prishjes së koalicionit, elektorati i sajë gjendet në panik dhe është dëshpëruar me sjelljet e prijësve të kësaj partie, që është bërë parti polltroniste e dëgjueshme, prijësve të atyre partive që më së shumti i kanë bërë dëme LDK-së, me shume vrasje të njerëzve më të devotshëm të kësaj partie, dhe tani LDK nuk po i përngjanë asaj partisë së dikurshme që ishte partia avangardë, jo vetëm e partive në Kosovë por edhe në regjion, dhe duke i pa këto mangësi kryetari i sajë tani deklarohet se nuk ka vullnet të shkohet në zgjedhje të reja, sepse në bazë të sondazheve po vërehet se çfarë i pret partitë tjera e sidomos LDK-në që u zhvlerësua me këto sjellje të pakuptimta që është duke i bërë që nga rrëzimi i qeverisë LVV-LDK.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".