Dy turistë incizojnë Prishtinën, tallen me Bibliotekën Kombëtare, ndërtesat tjera dhe banorët që e quajnë të bukur qytetin

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 09:58
Dy turistë incizojnë Prishtinën, tallen me Bibliotekën Kombëtare, ndërtesat tjera dhe banorët që e quajnë të bukur qytetin

Dy turistë që kanë vizituar Prishtinën, si duket para pandemisë, kanë publikuar një video ku kryesisht kanë folur për arkitekturën. Ata kanë identifikuar Bibliotekën Kombëtare si ndërtesën më të shëmtuar në Europë.

Një person i quajtur Tal, i cili udhëton nëpër të gjithë botën, ka ardhur edhe në Kosovë ku ka realizuar një video në kryeqytet, pra në Prishtinë.

“TheTravelingClatt”, quhet kanali i personit që publikon video në YouTube, ku edhe ka publikuar videon nga Kosova.

Sipas tij ndërtesa më e shëmtuar në të gjithë Europën, gjendet në Prishtinë dhe ajo është Biblioteka Kombëtare.

Megjithatë ai shprehet i habitur me bukuritë e tjera të qytetit dhe thotë se është dashuruar me të.

Video është bërë më herët, por që është publikuar me 30 gusht të këtij viti.

Më poshtë keni videon e publikuar nga ai.

(Kosova Sot Online)