Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët që jetojnë në Gjermani

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 09:49
Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët që jetojnë në Gjermani

Media e njohur gjermane “Tagesspiegel”, ka shkruar se Gjermania po përgatitet për mbylljen e kufijëve ajror dhe tokësor me Kosovën për shkak të numrit të lartë të të kthyerve me koronavirus ajte. Aktualisht 1mijë e 775 mërgimtarë nga Kosova kanë rezultuar pozitiv nëpër aeroporte sapo kanë mbërritur në tokën gjermane, dhe kjo gjë po shihet si shumë shqetësuese për rritjen e rasteve në vazhdim.

Mediumi gjerman thotë se “nuk mund të përjashtohet mundësia që qeveria e Kosovës të mbyllë në të ardhmen e afërt aeroportet dhe kufijtë tokësorë”.

Derisa potencon se nuk mund të përjashtohen masa as nga qeveria federale gjermane.

(Kosova Sot Online)