I bie pishman, turisti i huaj që e quajti të shëmtuar bibliotekën tash po e cilëson Kosovën si vendin më të mirë për ta vizituar

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 08:54
I bie pishman, turisti i huaj që e quajti të shëmtuar bibliotekën tash po e cilëson Kosovën si vendin më të mirë për ta vizituar

Një turist amerikan i cili këto ditë ka vizituar kryeqytetin e Kosovës, ka ndryshuar mendje për ndërtesën e Biblotekës Kombëtare në Prishtinë.

Dikur e quante të shëmtuar, por ai tash shprehet se ndërtesa duket e çuditshme nga jashtë, por ambientet brenda saj janë mahnitëse. Madje fton të gjithë që ta vizitojnë Kosovën.

Në një video që tursisti i quajtur Tal i cili udhëton nëpër të gjithë botën të postuar më 5 shtator në kanalin e tij në YouTube të quajtur “TheTravelingClatt”, ai shprehet i mahnitur me kryeqytetin.

Madje fton të tjerët që ta vizitojnë vendin tonë pas lehtësimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Ai i kaloi në Prishtinë disa ditë ku shijoi specialitete të ndryshme nga kuzhina tradicionale, duke i vënë theks të veçantë mënyrën unike të bërjes së kafesë (makiatos)

Për ta dokumentuar këtë vizitoi lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku binin në sy shtatoret e politikanëve amerikanë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës siç është presidenti Bill Clinton si dhe Sekretarja Madeleine Albright.

Ky i ri nga SHBA-të, thotë se është kënaqësi të vizitohet ky vend në veçanti për qytetarët amerikanë, për shkak se Kosova njihet si një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe vazhdimisht me flamuj amerikanë të vendosur nëpër lokale e sheshe – shprehet mirënjohja ndaj këtij vendi.

(Kosova Sot Online)