Raftet e një supermarketi bien mbi njëri-tjetrin, ndërron jetë 21-vjeçarja

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 17:40
Raftet e një supermarketi bien mbi njëri-tjetrin, ndërron jetë 21-vjeçarja

Raftet e një supermarket në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino, që shkaktoi vdekjen e një punonjëseje dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

Viktima është identifikuar si 21-vjeçarja Elane de Olivera Rodrigues.

Ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara. Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën tjera viktima.

Aktualisht po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

(Kosova Sot Online)