Vuçiq për mediumin austriak: Nuk mund ta njohim Kosovën, pa marrë diçka në këmbim

  • A.P /
  • 04 tetor 2020 - 13:17
Vuçiq për mediumin austriak: Nuk mund ta njohim Kosovën, pa marrë diçka në këmbim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar pozicionin e Bashkimin Evropian në çështjen me Kosovën. Në këmbim të njohjes së Kosovës, ai ka thënë se BE-ja vetëm i ofron asaj një rrugë më “të lehtë” drejt BE-së, porse nuk po i ofron Serbisë asgjë.

Presidenti serb ka folur për një medium austriak rreth dialogut me Kosovë.

Kur u pyet pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiq u përgjigj: “Ajo çfarë ne të gjithë po ofrojmë tani, nuk është asgjë. Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne anëtarësimin në BE”, ka kritikuar kreu i shtetit serb.

“Askush në perëndim nuk na ka ofruar asgjë për Kosovën, përveç poshtërimit tonë, ndryshe nga SHBA-ja e cila na ofroi ndihmë ekonomike për të zhvilluar marrëdhëniet tona”, tha ai në një intervistë në dielën në “Kleine Zeitung”.

(Kosova Sot Online)

Vuçiq thotë se Serbia nuk mund të detyrohet ta njohë Kosovën pa marrë diçka në këmbim.