Momenti kur qeni e shpëton një qen tjetër të verbër nga mbytja në pishinë

  • E.K /
  • 01 January 2021 - 10:38
 Momenti kur qeni e shpëton një qen tjetër të verbër nga mbytja në pishinë

Në internet është publikuar një video ku një qen shihet duke e nxjerrë nga pishina një qen tjetër të verbër.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditëve në pishinën private të një shtëpie në Argjentinë, shkruan Daily Mail.

Në kamerat e sigurisë vërehet se si qeni i verbër i racës pit bull ecën afër pishinës dhe më pas bie aksidentalisht në të. Qeni noton nëpër pishinë, por nuk ia arrin të dalë, sepse niveli i ujit është më poshtë se rrethoja e pishinës.

Sidoqoftë, qeni tjetër, i quajtur Caiphirinha, menjëherë iu afrua pishinës dhe filloi të sillej rreth saj, duke u munduar që ta ndihmonte qenin e verbër.

Fillimisht, qeni mundohet ta kapë qenin e rënë në ujë për qafore, por pasi dështon, shkon nga ana tjetër e pishinës.

Disa sekonda më vonë, Caiphirinha arrin ta kapë për qafore qenin Luna dhe ta tërheqë nga uji.

Qeni që e ofroi ndihmën ishte shpëtuar nga pronarët e Lunas pasi e kishin marrë në shtëpi kur pronarët e tij e kishin hedhur nga dritarja e veturës në Brazil.

(Kosova Sot Online)