Sundimi i ligjit, njollë e zezë edhe për vitin 2020 në shtetin e ri të Kosovës, BE-ja bllokon liberalizimin e vizave

Sundimi i ligjit, njollë e zezë edhe për vitin 2020 në shtetin e ri të Kosovës, BE-ja bllokon liberalizimin e vizave

Hajrullah Tërnava

  • 01 January 2021 - 08:08

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Me këto lojëra të prokurorisë dhe gjykatave mundë të mashtrohet një institucion evropian, Këshilli i ministrave të i BE-së, prandaj Qeveria në ardhje duhet ta ketë parasysh këtë situate çlirimit të institucioneve të drejtësisë nga ndikimet e politikës sikur që është vepruar deri më tani, të zhvillohen e thellohen reformat në këto institucione, dhe gjykatësit e prokurorët në të ardhmen të luftojnë krimin në mënyrë të pamëshirshme ndaj të gjithëve, e sidomos ndaj „peshqve të mëdhenj“.

-Në këtë shtet, në të cilin po jetojmë, e që është i vetmi shtet në BE pa Liberalizim të vizave, e mos të flasim që është larg anëtarësimit në BE, edhe që bota civilizuese na ndihmoj të zhvillohemi, bëhemi shtet, sundimi i ligjit është pika më e dobët. Duke e pasur këtë dobësi dhe miqtë ndërkombëtar po na e tregojnë rrugën se si të arrijmë sa ma të afërt për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në BE, e që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse institucionet përgjegjëse të Kosovës, që duhen ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, punojnë në të kundërtën dhe nuk e luftojnë të keqen të cilën BE po kërkon, përkundrazi të mëdhenjtë e të fortit e shtetit vazhdojnë me avazin e vjetër të pasurimit të tyre, edhe që ata janë pengesa kryesore që tani Kosova gjendet ne këtë situatë të izolimit, kurse ata as që akuzohen dhe nëse është ngritë ndonjë akuzë ndaj tyre gjykimi bahet sa për sy e faqe, sikur tani që ky kreu i KPK-s bëri edhe një mashtrim tjetër të madh në këtë fund viti, para opinionit publik, duke ikur nga përgjegjësia për dështimin e prokurorisë në luftë kundër korrupsionit dhe duke lavdëruar prokurorinë për punët që nuk i ka mbaruar.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, I cili më parë ishte edhe deputet i PDK-së, në konferencën e fund vitit ka dhënë vlerësime të larta pozitive për punën njëvjeçare të prokurorisë së shtetit. Hyseni tha se gjatë këtij viti që po kalon, kanë mbajtur 16 takime ku kanë nxjerrë 170 vendime, kurse një punë të madhe kinse kanë bërë edhe në përgatitjen e draft dokumentit për ligjin VETING. Dështimin e organit të akuzës, shefi i KPK-së është munduar ta mbulon duke e dhënë vlerësimin në superlative për kinse luftimin e krimit dhe korrupsionit nga ana e prokurorisë së shtetit.

Hyseni ka thënë se KPK-ja ka trajtuar me efikasitet rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, duke theksuar se nga 263 raste të pranuara lidhur me korrupsionin janë zgjidhur 220 raste, se janë ngritur aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë, sipas tij, shumica përderisa ata ishin në detyrë dhe ka nga të gjitha komunitetet, se kinse sipas tij nga rastet për korrupsion 189 janë nga niveli lokal. Kryesuesi i KPK-s, Bahri Hyseni ka folur edhe rreth aktakuzave që janë ngritur ndaj zyrtarëve shtetërorë, të cilët janë ngritur për kryerje të veprave penale korruptive.

Ai tha se për ata që janë menduar që janë të fuqishëm dhe të paprekshëm e vërteta qëndron ndryshe. Sipas tij Prokuroria e Kosovës ka ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve e zyrtarëve shtetërorë që u takojnë të gjitha partive politike. Ku janë këto rezultate dhe këto raste që po fshihen nga opinioni dhe nuk ju bëhet publicitet, me emër e mbiemër. Sikur te ishte e vërteta se ajo që e thotë zotëri Hyseni, le të na tregon me emra ato aktakuza ndaj atyre zyrtarëve shtetëror që janë ngritë dënimet, dhe sa dhe kush nga ta është i burgosur dhe është në vuajtje të dënimit, atëherë edhe ne si shtet i kemi institucionet tona dhe do të mundohen ti demantojnë ato të thëna dhe akuza nga BE, dhe të binden institucionet me fakte me aktvendime të plotfuqishme, që njerëzit e lartë të shtetit e që kanë bërë krime, gjinden të dënuar dhe janë në vuajtje të dënimit në burg.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".